
Jurgert Prezja
Jurgert Prezja, u lind më datë 13 dhjetor 1988 në Tiranë. Ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme me rezultate të larta dhe në vitin 2010 u diplomua në Fakultetin Ekonomik në degën Financë - Bankë. Në vitin 2010 filloi studimet për Master Shkencor, Dega Financë - Bankë dhe u diplomua me temë diplome “Risku dhe Risigurimet”. Eshtë aktivizuar në projekte komunitare nëpërmjet një organizate jo qeveritare të cilën e themeluan në vitin 2011 së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij. Disa nga projektet që mund të përmëndim janë: “Takim me Librin”, “Akti Shqipëtar i Tolerancës” etj.
Që prej vitit 2011 është i punësuar në Kompaninë SIGAL UNIQA Group Austria, kompani lider në Tregun Shqipëtar të Sigurimeve. Në këtë kompani ka ushtruar disa pozicione të ndryshme si: Specialist Sigurimi, Specialist Finance dhe aktualisht Menaxher për produktet e Shëndetit. Eshtë vleresuar nga kompania SIGAL me disa çmime si “Një ndër punonjësit më të mirë të vitit”, “Një ndër punonjësit me më iniciative në Kompani” dhe është pajisur me disa çertifikata trajnimi për Menaxhimin Profesional në fushën e sigurimeve, nga kompani Shqipëtare dhe Ndërkombëtare. Ai, që prej muajit Korrik 2016 është trajnues në IFIBI duke zhvilluar me sukses mbi 100 module trajnimi për Sigurimet e Shëndetit, Jetës dhe Sigurimet e Përgjegjësisë.
Trajnim agjent ne sigurime jo-jete
Trajnim kategoria kualifikim profesional agjente sigurime jo-jete
Trajnim agjent ne sigurime jo-jete
16-28 Mars Trajnim agjent sigurime jo-jete
21-23 Qershor 2023 Trajnim ne sigurime per bankiere