Si te shmangim kostot financiare te buxheteve personale dhe familjare kur jeta na perball me situata te papritura dhe jashte kontrollit tone si termeti?

Keto dite ne cdo media, ne cdo familje ne mbare globin po flitet per termetin dhe pasojat e tij ne Turqi dhe Siri. Shohim e ndjekim me dhimbje pamjet, lajmet e trishta sikunder dhe I gezohemi atyre pozitive per njerez te shpetuar apo ndjesive te solidaritetit humanitar ne mobilizimin e ndihmave per te demtuarit.

Termeti citohet si dukuria me e rrezikshme natyrore jo per shkak te nivelit te demeve qe mund te shkaktoj por per natyren qe ka si ngjarje pasi deri me sot njerezimi nuk ka arritur te sinjalizoj apo parashikoj kohen e ndodhjes se tij, vendin apo amplituden.

Ky nivel kaq i larte ambiguiteti e drejton vemendjen e njerezve jo ne masa parandaluese apo paralajmeruese (sepse jane te pamundura edhe shkencerisht), por ne krijimin e mjeteve dhe mekanizmave qe minimizojne pasojat e termetit.

Unioni European dikton me detyrim per vendet anetare permbushjen e disa paramtrave teknike te ndertimit te reflektuar ne ato qe quhen Eurokode ne reference te qendrueshmerise se godinave kundrejt termeteve (Reference Eurokodi 8 Dizenjimi I strukturave ne reference te rezistences kundrejt termeteve; Pjesa 1 dhe 5)

Sipas Hartes sizmike Bottom of Formte publikuar nga European Seismological Commission (ESC) renditja e vendeve sipas frekuences dhe amplitudes se nivelit sizmik eshte: Turqi, Greqi, Shqiperi, Itali, dhe Rumania te cilat ndiqen nga vendet e tjera te Balkanit.

Ne terma praktike do te thote qe ne jemi në një zonë me aktivitet jo vetëm të theksuar sizmik por edhe të përhershëm (“të përjetshëm”). Për ta kuantifikuar ne formate statistikore; per cdo vit mund te shfaqen afersisht 80 mijë tërmete tektonike, nga të cilat afro 10 janë shumë të fuqishëm ose ndryshe në cdo afersisht 20 vite mund te pritet të bjerë një tërmet i fuqishëm.

Kjo do te thote qe pavaresisht moshes qe kemi cilido shtetas ne Republiken e Shqiperise do te perjetoj te pakten njehere ne jeten e tij nje termet. Pasojat e termetit jane emocionale, fizike ne rast se lendohemi nga infrastruktura qe shkaterrohet per shkak te lekundjeve ose financiare kur humbasim investimin me te rendesishem sikunder eshte shtepia. Rikonstruksioni apo ri-ndertimi I shtepise se rrenuar nga termeti eshte nje “shok” psikologjik per:

  • Familjet e reja apo individe te cilet kane marre kredi per blerjen e saj dhe mbeten me borxh ne banke, pa shtepi dhe pa mundesi per marjen e nje kredie tjeter per te blere nje shtepi tjeter
  • Familjet te cilat poseidojne shtepite e tyre por kursimet I kane te pamjaftueshme apo te planifikuara per investime te tjera si arsim femijesh, plane pensioni privat, plane kujdesi shendetesor etj, per te blere shtepi apo per te rindertuar shtepine e demtuar.
  • Familjet apo individet ne moshen e trete; me femije te larguar ne emigracion apo me qasjen per te mos ju bere barre femijeve e t’ju shkaktojne kosto te papritura si rindertimi I shtepise se demtuar apo blerja e nje shtepie te re

Sa me lart duhet ta faktorizojme me koeficientin e rritjes se cmimit te shtepive ne Shqiperi qe cdo vit mban trendin rrites dyshifror sipas zonave dhe qyteteve 10-40%, e cila e rendon dhe me shume bilacin e financave personale dhe/ose familjare pasi kerkohet nje investim I konsiderueshem per te rikthyer banesen e demtuar ne gjendjen sikunder ishte para ndodhjes se termetit apo ri-ndertimi I saj nga fillimi.

Pyetja qe vjen natyrshem do ishte: “A ka ndonje mundesi qe kete kosto ne rastin me te mire te na e mbuloj 100%  dikush dhe ne rastin optimal te mund ta ndajme me dike?”

Opsioni I pare qe na vjen ne mendje eshte Shteti! Ne parimin bazik egzistenca e tij eshte te jete ne sherbim te shtetasve te tij duke I ndihmuar ne situata te jashtezakonshme sikunder eshte termeti. Po nga se perbehen financat e shtetit tone? Te ardhurat shteti yne I siguron nga taksat e tatimet per te cilat cdo dite diskutohet per nivelin e eficences se mbledhjes se tyre ne menyre korrekte nderkohe qe ne behemi deshmitare cdo dite te mungeses se leshimit te kuponave tatimore ne pika shitje apo sherbimi qe ne fakt dmth jemi pjese kontribuese e mungeses se te ardhurave ne buxhetin e shtetit. Me keto te ardhura shteti duhet te mbuloj shpenzimet korente buxhetore dhe te realizoj investimet qe do munden te krijojne hapesira zhvillimi per ekonomine ne funksion te rritjes se te ardhurave buxhetore. Investimet jane gjithmone nje zë qe planifikohet shume mire dhe ne avance per shkak te nivelit te financimit qe kerkojne. Termet per buxhetin e shtetit nenkupton Investim por I papritur dhe I paplanifikuar! Kjo dmth qe eshte nje ushtrim shume I veshtire dhe I zgjatur ne kohe per shtetin qe te gjej fonde per te bere rikonstruksionin apo ndertimin e objekteve te demtuara. Nderkohe qe presioni ng ate demtuarit per fillimin e menjehershem te ndertimit eshte ne piken ekstreme sepse shtepia eshte strehim dhe nevoje e domosdoshme!

Opsioni i dyte eshte sigurimi i shtepise nga termeti.

Sigurimi I shtepise nga termeti eshte nje kontrate ligjore me pale; nje kompani sigurimi e cila merr persiper demshperblimin e pales tjeter qe quhet pala e siguruar dhe/ose perfituesi/t ne masen e shumes se siguruar e cila mund te jete e formes rikthim I objektit te siguruar (shtepise/godines) ne gjendjen para ndodhjes se termetit ose ne forme monetare sipas nivelit te vleresimit te demit nga ekspertet e licensuar te profesionit “vleresues demesh ne sigurime”, ne kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit qe eshte cmimi qe kjo e fundit duhet te paguaj si kusht paraprak per marrjen e ketij sigurimi.

Perse ti shtojme financave tona kete shpenzim nderkohe qe kemi shtetin qe duhet te na pergjigjet?

Sepse nuk eshte shpenzim por investim! Duke pasur sigurimin nga termeti:

  • Jemi te qete psikologjikisht pasi edhe nqs shteti do te jete ose jo I pregatitur me financat e tij per tiu pergjigjur kerkeses per rindertim te shtepise se demtuar, ne jemi te sigurte qe punimet per ndertimin e shtepise fillojne menjehere me fondet e kompanise se sigurimit.
  • Procedura operacionale eshte e thjeshte me kompanine e sigurimit; me paraqitjen e dokumentave te cituara ne policen e sigurimit fillon procesi I demshperblimit. Procedura me shtetin eshte e komplikuar dhe burokrate sepse I duhet me shume kohe dhe kapacitete njerezore ne process; grupet e inspektimit, verifikimit, vleresimit, perpunimit, aprovimit te kerkeses e me pas te hapjes se fondeve ne buxhet, procedurave te tenderimit apo dokumentacioneve per pagesa.
  • Sigurimi nga termeti eshte kontrate ligjore e cila ka fuqine per te vendosur pretendimet e paleve ne lidhje me respektimin e kushteve dhe termave te saj per gjykim nga pale te treta si Autoriteti I Mbikeqyrjes Financiare dhe/ose sistemi gjyqesor. Kjo e ben kete kontrate me favorizuese per qytetarin pasi ne rast konflikti apo mosmarreveshjeje me kompanine e sigurimit ka ne anen e “avokatit” te tij Autoritetin e Mbikeqyrjes Financiare e me pas sistemin gjyqesor, Ne kushtet e nje konflikti apo mosmarreveshjeje me shtetin, avokatia mbetet vetem me perfaqesim ne sistemin gjyqesor I cili per shkak te ri-formatimit nga reforma ne drejtesi sot perfaqeson nje sistem ne tranzicion me problemet e vonesave ne trajtime dhe zgjatje te proceseve te gjykimit.

Statistikat qe disponohen sot dhe pse me marzh te larte gabimi persa kohe I referohemi burimeve zyrtare te Census te vitit 2011 per numrin total te banesave ne Republiken e Shqiperise ne nivelin e 1,075,881 banesa.

godina, dhe nga Autoriteti I Mbikeqyrjes Financiare ku raportohen ne shkalle vendi per vitin 2022 rreth 54.054 polica sigurimi, tregojne qe vetem afersisht 5% e banesave kane nje sigurim prone.

Per nje vend me profil sizmik si Shqiperia, me ndjeshmeri te larte te vizualizimit te demeve dhe pasojave qe nje termet mund te shkaktoj sikunder ishin ato qe perjetuam ne Nentor 2019, me evidentim te dhimbshem te natyres se “pabese” te termetit qe tronditi Durresin ne Shtator 2019 por shume pak per te mos thene aspak impact ne veprime active te populates per te bere sigurimin e shtepive dhe me konfirmim shkencor qe shqiptaret do te bashkejetojne me termetet per shkak te pozicionit gjeografik qe kemi, keto statistika mbeten paradoksale per tu shpjeguar.

Ne anketimet kerkimore qe jane zhvilluar dhe vijojne te zhvillohen per te shpjeguar paradoksin e mesiperm jane marre ne analize faktoret e meposhtem:

  • Cmimi I sigurimit; ne Shqiperi cmimi I sigurimit te prones eshte ne nivelet rreth 1 euro/m2 duke mos permendur dhe oferta te limituara ne kohe qe disa kompani kane bere duke ofruar cmime fikse primi sigurimi pavaresisht natyres dhe siperfaqes se prones. Kjo ne terma praktike do te thote qe per shtepi me siperfaqe 100 m2, primi qe duhet te paguaj nje qytetar ne vit do te ishte 100 m2 * 1 euro/m2 = 100 euro e cila e shperndare si kosto mujore do ishte 100euro/12 muaj = 8.3 euro me nje kurs mesatar 116 leke/euro do te ishte 967 leke/muaj ose 32 leke/dite. Me fjale te tjera ne “kursejme” 32 leke/dite (sa bakshishi qe I leme nje kamarieri kur pijme kafen e mengjesit) per te lozur “bixhoz” me natyren(termetin) investimin me te rendesishem te jetes tone qe quhet shtepi ne vleren 100.000 euro (me supozimin se vlera e shtepise do ishte 100.000 euro). Nje kosto e tille sigurimi eshte e perballueshme per te gjitha shtresat e popullsise ne Shqiperi ne reference te te ardhurave mesatare qe vendi yne raporton.
  • Mungese besimi tek kompanite e sigurimit: gjate termetit te nentor 2019, kompanite e sigurimit u testuan per kapacitetet e tyre paguese dhe respektimin e kushteve te policave te sigurimit te leshuara prej tyre. Referohet qe kerkesa per demshperblim prej 487 milionë lekë eshte paguar totalisht ng ate cilat 220 milione u paguan nga fondet e kompanive te sigurimit shqiptare dhe 267 milione nga kompanite ri-siguruese. Kompanite ri-siguruese jane kompani sigurimi qe sigurojne kompani sigurimi qe dmth kompanite e sigurimit paguajne nje prim sigurimi tek keto kompani per te marre garancine qe ne rast ndodhjes se termetit, kostot financiare sipas termave te polices se ri-sigurimit ndahen me kompanine ri-siguruese. AMF nuk ka raportuar problematika apo depozitime ankimimesh nga ana e qytetareve per procesin e demshperblimit, nderkohe qe qytetaret e demshperblyer kane referuar shpejtesi dhe seriozitet sherbimi nga ana e kompanive te sigurimit. Kjo tregon se ky factor nuk eshte dominant apo shpjegues I paradoksit per kete nivel sigurimi qe kemi per shtepite
  • Mungese dijeni ne lidhje me sigurimin e shtepise: Ne terminologjine e akademikeve referohet si “mungese e edukimit financiar” dhe ky fenomen ne Shqiperi eshte ne shkalle te gjere per te gjithe instrumentat financiare te te perditshmes tone duke filluar nga kur dhe nga kush mesojme ne per llogarine bankare, karten e debitit, kreditit, kredine? Sigurimet jane edhe me kritike sepse duke qene se jane me pak te ekspozuar kundrejt tregut mbeten ose hije ose aneks i kontrateve te kredive apo tregetare.

Sigurimet jane shkenca qe merret me evidentimin, studimin, analizimin e risqeve qe vijne nga ngjarje te papritura te paparashikueshme qe ndodhin ne te ardhmen dhe sjellon pasoja deme lendore, fizike apo financiare,

Ne kete percaktim logjika do te diktonte qe sigurimet duhet te ishin paresore ne njohurite qe duhet te marrim sepse si qenie njerezore nevoja thelbesore e sigurise nga te papriturat prevalon nga cdo njohuri tjeter. Aktualisht ne asnje curricul akademike ne cilindo nivel arsimor nuk jepet asnje informacion per produktet e sigurimit. Edhe pse situate te papritura e te paparshikuara qe shkaktojne deme ka ne cdo fushe te jetes vetem ne fakultetin ekonomik aktualisht eshte nje lende qe zhvillohet ne nivelin master “Menaxhimi I riskut dhe sigurimet” qe pervecse eshte lende facultative por ne permbajtje ka te bej me teorine e filozofise se sigurimit pra asgje per njohuri praktike qe te kuptojme cfare eshte sigurimi nga termeti (mqs po i referohemi specifikisht ne kete artikull), cfare demesh adreson per demshperblim, si lexohet dhe kuptohet polica e sigurimit, cfare te drejtash dhe detyrimesh kane palet ne kete kontrate etj.

Le te shohim se si e marrim informacionin per sigurimet:

  • Kompanite e sigurimit nepermjet rrjeteve sociale, website dhe mjeteve te tjera te komunikimit. Pergjithesisht jane komunikime me mesazhe siperfaqesore qe prezumojne qe audienca ka informacion per sigurimet dhe tani eshte thjesht ne stadin te perzgjedhe midis ofertave. Kjo eshte arsyeja qe keto mesazhe nuk replikohen ne veprime nga audienca sepse jane mesazhe te “pa-dekoduara” per tu kuptuar nga qytetaret.
  • Ndermjetesit ne sigurime si agjente, brokera ne sigurime. Keta jane subjekte te licensuara nga AMF dhe certifikohen per njohurite e tyre profesionale. Ne kuader te masave per permiresimin e kuadrit rregullator ne adresim te pasojave te termetit te Nentor 2019, AMF ka miratuar Rregulloren nr 198 “Per Kualifikimin professional dhe edukimin ne vazhdim”. Ndermjetesit ne sigurime sollen pasoja dhe deme te qytetareve per shkak te padijes apo limitimit te njohurive ne sigurime apo neglizjences per te performuar detyren e tyre si ndermjetes per shpjegimin korrekt te sigurimeve klienteve te tyre. Per ta bere me konkret diskutimin le te shpjegojme nje shembull ng ate shumtet me te cilet u perball sistemi ne Nentor 2019. Statusin e ndermjetesit ne sigurime e kane bankat te cilat perpost produketeve bankare kryesisht kredive shesin dhe produketet respective te sigurimeve. Per te marre nje kredi per shtepi ne banke eshte kusht sigurimi I shtepise (kolateralit qe lihet garanci per kredine) me qellimin qe ne kushtet qe kredimarresi deshton ne pagesat e kredise, banka te kete nje object per ta shitur dhe te siguroje pagesen e kredise qe dmth objekti duhet te jete gjithmone ne gjendje te mire dhe te sigurte. Kjo eshte arsyeja qe banka kerkon gjithmone qe shtepia te jete e siguruar nga katastrofat natyrore, Mungesa e njohurive te sakta per sigurimet nga ana e bankiereve diktoi qe sigurimet nga katastrofat te limitoheshin vetem ne sigurim nga zjarri edhe pse prona (kolaterali) kishte ekspozim nga termeti, permbytjet etj. Kjo u justifikua me qasjen qe bankat kane per te minimizuar kostot financiare te kredimarresve duke ju “kursyer” primin e sigurimit te shtepise nga ngjarjet e tjera katastrofike. Kjo solli si pasoje qe kredimarresit ne banka, me shtepi te demtuara nga termeti bashke me bankat renden tek kompanite e sigurimit per te kerkuar demshperblim. Nga kompanite e sigurimit u refuzuan kerkesat duke shpjeguar qe policat e sigurimit ishin per deme te ardhura nga zjarri ndersa termeti nuk ishte I perfshire. Kjo solli zhgenjim dhe irritim te qytetareve kremarres disa prej te cileve ngriten pretendimin qe nuk kishin marre shpjegimet e sakta per opsionet e sigurimit te shtepive dhe dis ate tjere vuajten pasojat e vendimeve ne dukje me perfitim (paguan me pak prim) por me kosto kolosale sepse humben dhe shtepine nderkohe qe vijuan te jene ne borxh me banken per Shumen e kredise. Me fjale te tjera nevoja financiare tashme eshte 180.000 euro ku 80.000 euro do shkojne per borxhin e bankes dhe 100.000 euro per te rindertuar shtepine e demtuar.(po e mbajme te thjeshtezuar modelin duke mos konsideruar rritje te cmimeve te shtepive ne vite).

Nen filozofine e perkujdesjes per minimizim te kostove operacionale te kredimarresve, bankieret vijuan me aplikimin e skemave te sigurimit vetem per vleren e kredise sipas skemes se amortizimit duke e ngaterruar edhe me shume skemen e sigurimit qe ne fakt perfaqeson sigurim kredie dhe jo sigurim shtepie/ kolaterali. Per ta bere me te thjeshte kuptimin e kesaj situate absurde po perdorim nje shembull te thjeshte: shtepia ka nje vlere €100.000 euro, financimi nga banka (vlera e kredise) nga banka le te supozojme €80.000. Sigurimi i kolateralit I kerkuar nga banka behet per shumen €80.000 euro me perfitues banken qe dmth nqs shtepia do te demtohej, kompania e sigurimit do te paguaj banken per vleren e kredise €80.000. Per cdo vit primi paguhet per vleren e amortizuar te kredise, Le te supozojme se ndodh termeti kur vlera e mbetur e kredise eshte € 20.000 dhe shtepia eshte e siguruar nga termeti. Shtepia supozojme qe kap vleren e demit prej € 40.000 (vlera e demit llogaritet nga vleresuesit e demeve qe jane subjekte te licensuar nga AMF). Pagesa qe behet nga kompania e sigurimit llogaritet si me poshte:

Vlera e demshperblimit = vlera e demit * vlera e siguruar/vleren e plote te shtepise = € 40.000 * € 20.000/€ 100.000= € 8.000

Nga sa me lart banka do marre demshperblim nga kompania e sigurimit vetem €8.000 duke lene kredimarresin me nje borxh te hapur me banken per €12.000 dhe me nje kosto financiare per €40.000 qe do ti duhet te riparoj shtepine. I gjithe ky paradoks sepse “kursyem” ne pagimin e primit te sigurimit te shtepise I cili nuk ka lidhje me amortizimin e kredise pasi adreson riparimet e shtepise e cila nuk “amortizohet” me te njejten norme sikunder kredia.

Nga analiza me lart duket qe Shqiperia duhet te adresoje me mekanizma gjitheperfshires implementimin e njohurive financiare te domosdoshme ne jeten e nje individi qe te garantojme cilesine dhe saktesine e ketyre informacioneve dhe te mos e leme veten ne dore te rastesise, koecidencave dhe minimalisht te sigurojme qe mungesa e reagimit ndaj katastrofave natyrore eshte nje vendimmarrje e ndergjegjshme per te mbajtur riskun e kostove te ketyre eventeve me financat personale apo familjare dhe nuk eshte pasoje e padijes dhe mungeses se opsioneve qe na ofrohen per te siguruar nje vijueshmeri normale te jetes dhe te pa cenuar financiarisht nga keto ngjarje. Le te perballojme kostot emcionale dhe/ose fizike qe keto katastrofa shkatojne mqs nuk mund ti parandalojme te ndodhin, por te pakten te mos vuajme dhe “shokun” psikologjik te “ku do I gjej parate qe me duhen per te ndertuar apo riparuar shtepine”